FAQs

Pyetjet e bëra më së shpeshti

Më poshtë, ne u përgjigjemi disa prej pyetjeve më të shpeshta që përdoruesit tanë mund të kenë në lidhje me Otostick-un.

Po, Otostick është 100% i pajtueshëm me syzet, krahët e syzeve përshtaten drejtpërdrejt mbi lidhësin qendror të Otostick.

Korrigjuesit Otostick janë të përshtatshëm për fëmijët mbi 3 vjet. Otostick Baby mund të përdoret nga mosha 3 muajshe.
Otostick mund të jetë shumë i madh për disa 3-6 vjeçarë, korrigjuesi më i vogël -i Otostick Baby- mund të përshtatet më mirë për fëmijët më të rritur dhe disa të rritur, kjo varet nga secili person dhe në veçanti nga madhësia e veshit dhe fortësia e kërcit.
Otostick Baby është më i vogël, më fleksibël dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në veshë më të vegjël dhe më të butë.
Se cilin korrektor Otostick do të përdorni është përfundimisht vendimi juaj (duke respektuar gjithmonë moshën minimale të përdorimit prej 3 muajsh për Otostick Baby dhe 3 vjet për Otostick Origjinal), pasi varet nga karakteristikat e veshëve të çdo përdoruesi.

Po, tek foshnjat dhe fëmijët nga 3 muaj deri në 6 vjet. Një studim 12-mujor i kryer në bashkëpunim me Shoqatën Spanjolle të Pediatrisë të Kujdesit Parësor tregoi një efekt korrigjues të përhershëm të Otostick. Ju mund të lexoni më shumë detaje këtu: https://pap.es/articulo.php?lang=en&id=12364&term1 =
Korrigjimi i përhershëm në çdo moshë, veçanërisht tek foshnjat dhe fëmijët e moshave të hershme, varet shumë nga disa faktorë.

1. Vendosja e saktë e Otostick-ut.
2.            Konsistenca në përdorimin e produktit.
3.            Fortësia e kërcit të veshit.
4.            Lloji i lëkurës dhe përshtatshmëria e saj ndaj ndryshimeve të jashtme, siç është përdorimi i Otostick-ut.

Përgjigjet imune mund të shkaktojnë një ndryshim në pH të lëkurës, qoftë afatshkurtër apo vazhdimisht, kështu që gjëra të tilla si një ftohje e thjeshtë, një temperaturë e lartë apo çdo lloj sëmundjeje afatshkurtër, duke përfshirë periudhën e daljes së dhëmbëve tek foshnjat, në të gjitha këto raste mund të ndikohet aftësia ngjitëse e Otostick.
Përveç situatave specifike të shpjeguara në pjesën tjetër të pyetjeve, VENDOSJA E SAKTË e Otostick-ut është faktori më i rëndësishëm për të marrë performancën më të mirë nga Otostick.

Çdo kuti përmban 8 korrektor, pra 4 çifte. Përveç kësaj, Otostick Baby vjen me një kapelë për të parandaluar që foshnja rastësisht të heq  korrigjuesit nga veshët, pasi ato janë të vogla dhe mund të paraqesin rrezik që foshnjat t’i gelltisin  dhe t’u zëhet fryma.

Kohëzgjatja e zakonshme është nga 3 deri në 7 ditë, por ne kemi klientë që iu ka zgjatur deri në 15 ditë.
Kur përdorni për herë të parë Otostick-un, mund të duhet një «Periudhë përshtatjeje». Mund të duhet kohë për të gjetur pozicionin më të mirë ose më të rehatshëm për të aplikuar Otostick-un kur nuk keni praktikë ose njohuri të mjaftueshme për të gjithë hapat që duhen ndjekur.
Për veshët me kërcin më të fortë, mund të duhet më shumë kohë për t’u përshtatur në një pozicion tjetër, kështu që shpesh është e nevojshme të rritet gradualisht koha e vendosjes së secilit korrigjues.
Si të aplikoni Otostick Baby-n?

Përveç ndjekjes së të gjithë hapave të duhura të aplikimit, këshillohet të keni parasysh se foshnjat kanë një PH më të ndryshueshme të lëkurës, veçanërisht gjatë periudhave të daljes së dhëmbëve ose sëmundjeve. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për vendosjen e saktë të Otostikut të foshnjës, të vegjlit janë shumë më të shqetësuar, në këto raste këshillohet vendosja e korrigjuesve derisa fëmija  fle.

Otostick-u është 100% rezistent ndaj ujit dhe djersës, nëse korrigjuesi është aplikuar duke ndjekur të gjitha indikacionet optimale të vendosjes.
Pasi të aplikohet, ju sugjerojmë të lini të paktën 4 orë përpara se të luani sporte ose të lagni korrigjuesin.
A mund të jetë Otostick-u i parehatshëm nëse është hera e parë që e përdor?

Në rastin e veshëve me kërc shumë të fortë, është e mundur që koha e bartjes së Otostick mund të duhet të rritet gradualisht, atë që ne e quajmë «Periudha e përshtatjes».  Për shembull, në përdorimin e parë është e mundur që ju mund të vendosni korrigjuesin 24 orë dhe më pas veshi fillon të dhemb. Nëse kjo ndodh, hiqeni korrigjuesin dhe aplikojeni një tjetër ditën tjetër, do të zbuloni se ai mbetet i rehatshëm për më gjatë. Pas disa ditësh nuk do ta vini re që e keni vendosur.
Duhet të sqarohet se kjo zakonisht ndodh vetëm në rastet e kërcit të fortë, pasi duhet më shumë për ta rivendosur atë nga pozicioni i tij i zakonshëm.
Gjithashtu, ju lutemi sigurohuni që korrigjuesi të mos rrin në palosjet e lëkurës p.sh. pjesa ku veshët lidhen me kokën.

Ne rekomandojmë që të hidratoni lëkurën sa herë që të hiqni Otostick-un, duke e lënë zonën të pushojë midis 12 dhe 24 orë përpara se të aplikoni një tjetër dhe ta mbani të hidratuar gjatë kësaj periudhe. Ne rekomandojmë përdorimin e një hidrogjeli të përshtatshëm, dhe për këtë konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Pas çdo pushimi, hidratoni zonën, më pas pastroni mirë me një pastrues astringent (jo hidratues ose krem) përpara se të aplikoni një korrigjues të ri, sigurohuni që lëkura të jetë e pastër, e thatë dhe pa asnjë vaj ose lagështi.

Pastroni zonën me një produkt astringjent. Ne rekomandojmë një pastrues me bazë alkooli, mos përdorni pastrues hidratues ose të llojit  krem.
2. Pa hequr letrat mbrojtëse nga korrigjuesi, identifikoni pikën e saktë ku do të aplikohet Otostick-un.
3. Hiqni letrën mbrojtëse nga ana që shkon në vesh dhe ngjiteni fillimisht te veshi.
4. Pasi të jetë ngjitur Otostick-u në vesh, hiqni letrën mbrojtëse nga ana tjetër dhe shtypni veshin pas kokës, duke u kujdesur shumë që të mos lini qime përfundi.
5. Mbajeni veshin fort pas kokës për disa sekonda në mënyrë që ngjitësi të ngjitet siç duhet.
Rekomandime:
1.  Pasi të ngjitet korrigjuesi dhe të mbahet për disa sekonda, shtypni rreth skajeve me majë gishti ose thonjë.
2.  Prisni 4 orë nga koha e aplikimit përpara se:
•   Të lagni korrigjuesit.
•    Të praktikoni sporte ose aktivitete që përfshijnë djersitjen.
•   Të mbani maskë ose syze, të cilat mund të tërheqin ose të fërkojnë korrigjuesin.
3.  Për të hequr korrigjuesin, nëse vendosni ta hiqni kur është ende i ngjitur në mënyrë perfekte: Këshillohet të përdorni një syth pambuku të zhytur në vaj ulliri ose bebesh dhe të lagni skajet e korrigjuesit. Prisni disa minuta që vaji të futet nën skajet e korrigjuesit, atëherë heqja do të jetë shumë e thjeshtë, pa asnjë përpjekje.
4. Ndërmjet heqjes së një korrigjuesi dhe aplikimit të një të riu, këshillohet që lëkura të pushojë për një periudhë prej 12-24 orësh. Në këtë periudhë pushimi, hidratoni zonën me produktin tuaj të zakonshëm hidratues.
5.  Edhe pse e keni hidratuar zonën gjatë pushimit: MOS HARRONI SE VAJRAT DHE YNDYRNAT NË LEKURË JANË ARMIKU MË I MADH I OTOSTIKUT. Prandaj, kur aplikoni korrigjuesin tjetër, duhet të siguroheni që zona të jetë 100% pa yndyrë dhe vajra, duke e pastruar sërish shumë mirë me një pastrues astringent (si alkooli 70º).

Pasi  që forma dhe madhësia e secilit vesh është krejtësisht e ndryshme:
OTOSTICK® indikohet për të gjithë përdoruesit nga mosha tre vjeç.
OTOSTICK® BABY, indikohet prej tre muajsh. Në varësi të madhësisë së veshit dhe në rast se OTOSTICK® pas vendosjes është shumë e madhe për përdoruesin, OTOSTICK® BABY mund të përdoret pavarësisht nga mosha e përdoruesit.

OTOSTICK BABY ËSHTË ZGJIDHJA MË E MIRË
Otostick Baby është një korrigjues për veshët e spikatur, i bërë nga silikoni dhe ngjitësimjekësor, i cili ngjitet në vesh dhe në pjesën e kokës, duke optimizuar pozicionin e veshit dhe veçanërisht të kërcit të tij që ajo të zhvillohet në një pozicion më pak të spikatur.
Otostick Baby është i vogël, shumë fleksibël dhe përshtatet në mënyrë perfekte me veshët e foshnjave nga 3 muajsh.
Një studim 12-mujor i kryer në bashkëpunim me Shoqatën Spanjolle të Pediatrisë të Kujdesit Parësor tregoi një efekt korrigjues të përhershëm të fëmijëve nga mosha 3 muajsh  e deri në 6 vjeçare.
STUDIMI I EFIKASITETIT KORREKTIV TË OTOSTICK BABY. (link)
Është gjatë fazës së rritjes dhe zhvillimit të veshëve kur kërci është mjaft fleksibël për të qenë në gjendje të përshtatë pozicionin e tij. Otostick Baby është një produkt i krijuar për ta bërë këtë pa kirurgji.
Produkti është i dobishëm si një metodë parandaluese në muajt e parë të jetës së foshnjës kur për shkak të mungesës së forcës në qafë zvarritin kokën duke e lënë veshin plotësisht të përkulur përpara, duke prodhuar përfundimisht një ndarje të detyruar të veshit. Në këtë rast përdorimi Otostick Baby parandalon përkuljen e kërcit.

Krijuesi i Otostick është një grua spanjolle, Francisca Gamero Pérez.
Francisca po kërkonte një zgjidhje për të korrigjuar spikatjen e tepërt të veshëve të vajzës së saj të vogël. Ajo identifikoi se ky problem ishte për shkak të qëndrimit që veshët kishin marrë kur vajza e vogël flinte. Ajo kërkoi një zgjidhje efektive, por nuk gjeti asgjë. Që nga ai moment, Francisca filloi të krijonte një produkt që ishte komod, diskret dhe ofronte një zgjidhje të vërtetë. Me ndihmën e Universiteteve të Extremadura dhe Alicante, përveç njohurive të ekspertëve të shumtë në ngjitës dhe inxhinieri, ajo krijoi Otostick-un, një korrigjues estetik që ofron një zgjidhje efektive për veshët e spikatur ose të dalë.
INNOVACIONES DISRAS, S.L. është themeluar në vitin 2008 si një kompani e dedikuar për kërkimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe cilësore për sektorin e shëndetësisë, me prodhimin dhe shitjen e produkteve që synojnë sektorin farmaceutik dhe dermoestetik.
• Otostick, i prodhuar në Spanjë, është një korrigjues estetik unik global, i PATENTUAR dhe me markën Otostick të regjistruar ndërkombëtarisht.
• Ne jemi në përputhje me legjislacionin në fuqi në çdo vend, të çertifikuar si pajisje mjekësore-sanitare të klasit I nga Agjencia Spanjolle për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (AEMPS), Direktivat Evropiane për Prodhimin e Produkteve Sanitare dhe FDA-ja.
Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje ose sugjerim.